Transmetuar më 03-05-2013, 11:28

Fier, 3 maj 2013, NOA.al- Grabitja me armë e ndodhur pak ditë më parë në një argjendari në lagjen “Apolonia” në Fier ka bërë që policia të thellohet në hetime intensive duke bërë identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Në kuadër të operacionit të koduar “Unaza” blutë e qytetit jugor i thanë noa.al se të ndaluarit janë Niku Dolva 31 vjeç, lindur në Tepelene dhe banues ne Fier (i njohur me pseudonimin Leshko); Moren Rrokaj 24 vjeç nga Fieri (i njohur me pseudonimin Bushi) dhe Naim Dyrmishi 23 vjeç lindur në Skrapar dhe banues në Fier (i njohur me pseudonimin Ujku).

Ndalimi i tyre u bë nën akuzat për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje, pasi gjatë grabitjes së argjendarisë kanë qëlluar me qytën e armës të zotin e saj M.Gjergji, duke e lënë të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale të ndaluarve iu gjet dhe sekuestrua një automjeti tip Ford, me targa AA981 AK; një automjet  tip AUDI A4 me targa AA285 FV; 3 maska; një pistolete model 54 e nikeluar së bashku me krehërin dhe 7 fishekë; një xhup me ngjyrë të zezë, i përdorur gjatë vjedhjes me dhunë; një unazë floriri me monedhë floriri te ngjitur, e dyqanit të vjedhur; dy palë dorashka me ngjyrë të zezë; 5 orë dore ku njëra prej floriri dhe 4 të tjerat të firmave të njohura; 6 telefona celular të tipeve të ndryshme di dhe 70 mijë lekë të reja.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit