Transmetuar më 03-05-2013, 11:15

Tiranë, 3 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama priti sot në takim përfaqësinë e të larguarve nga radhët e Aleancës Kuqezi, ku në përfundim të takimit me ta deklaroi se AK është shndërruar në një forcë diversioni për popullin opozitar shqiptar në funksion të pushteti familjar dhe të korruptuar të Kryeministrit Sali Berisha.

“Publikisht dua t’u them atë që u thashë dhe në takim se dyert e Partisë Socialiste dhe dyert e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe çdo partie në këtë aleancë janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë idealist, opozitarë që janë investuar në këtë projekt politik me çiltërsinë e qytetarëve të këtij vendi të lodhur nga politika nga këto vite tranzicioni të stërzgjatur, të paintegruar në forcat politike aktuale. Në mënyrë që e gjithë ajo energji patriotike, e gjithë ajo energji e gjeneruar nga ideale dhe ide për një Shqipëri më të mirë, e gjithë ajo energji e derdhur në dy vite për të sjellë në Shqipëri ndryshimin të mos shkojë dëm, por të formësohet përmes këtij koalicioni të madh të opozitës, unë i ftoj që gjithë të zhgënjyerit e AK ti bashkohen koalicionit opozitar”, deklaroi Rama, citon noa.al.

Në vijim ai e cilësoi AK si diversion që nuk ka asgjë të ndryshme nga diversionet që organizojnë diktaturat e korrupsionit, kur betejën elektorale e kanë të pamundur për të fituar, ndërsa tha se Partia Socialiste është shtëpia që mirëpret çdo opozitar dhe çdo shqiptar që kërkon ndryshimin, pasi përfaqëson interesat kombëtare. Kryesocialisti theksoi AK është një parti që çorodit popullin.

Sakaq përfaqësuesit e të larguarve nga partia e drejtuar nga Kreshnik Spahiu thanë se, ky i fundit ka monopolizuar partinë, duke vendosur për çdo gjë i vetëm, edhe për të dalë i vetëm në zgjedhje.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit