

Gjirokastër, 3 maj 2013, NOA.al- Një turist grek i ardhur nga Athina në Gjirokastër për pushime, së bashku me një grup turistësh të tjerë nga vendi i tij, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në dhomën e një hoteli.
Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al, viktima u identifikua si Orestis Konstantinos 84 vjeç, trupi i të cilit u gjet në dhomë nga personeli i hotelit.
Kanë qenë shokët e grupit turistik ata që kanë sinjalizuar mungesën e tij për shkak se nuk u përgjigjej në telefon.
Menjëherë pas gjetjes së turpit të pajetë u njoftua policia, ku nga hetimet e para nuk u pikasën shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se i moshuari ka gjetur vdekjen si pasojë e një ataku kardiak, pasi prej kohësh vuante nga sëmundjet e zemrës.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





