Transmetuar më 03-05-2013, 10:34

Tiranë, 3 maj 2013, NOA.al- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë Presidenti Bujar Nishani tregoi gatishmërinë e këshillit për të mbështetur punën e gjyqtarëve për të inkurajuar punën e tyre dhe integritetin e tyre.

Presidenti bëri me dije se në faqen e KLD do të hapet një portal online për ankesat e qytetarëve, për identifikimin e rasteve të shkeljeve në drejtësi, duke u zotuar se çdo ankesë e denoncuar online do të ndiqet me vëmendjen maksimale dhe do jetë pjesë e axhendës prioritare të inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ai tha se KLD do jetë ndëshkuese kundër gjyqtarëve që shkelin ligjit, ndërsa shprehu bindjen e tij se gjyqësori dominohet nga njerëz me integritet.

Ndër të tjera Nishani ka vlerësuar vendimet e fundit për ndërhyrje të rëndësishme në Kodin Penal dhe atë  të Procedurës Penale, të cilat i cilësoi si tejet të rëndësishme për forcimin e politikës penale.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit