



Fier, 3 maj 2013, NOA.al- Një makinë e cila ka qenë në ecje e sipër në autostradën Fier-Lushnje ka marrë flakë në ecje gjatë kohës që në të udhëtonin dy bashkëshortë.
Nga të dhënat e para siç raporton noa.al ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vajkan.
Si rrjedhojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar me plagë të shumta bashkëshortët Sulejman Sula rreth 60 vjeç dhe e shoqja e tij Alie Sula 51 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet e përfshirjes së makinës nga zjarri, ndërsa nga ana e policisë dyshohet për një shpërthim të qëllimshëm.
Gjithsesi nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që shkrumbuan plotësisht makinën dhe lanë të lënduar me plagë dhe të djegura të shumta dy bashkëshortët të cilët u dërguan me urgjencë në spital.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





