Transmetuar më 03-05-2013, 08:30

Tiranë, 3 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte, 3 maj 2013.

Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Lista e AUIZNI, legalizimet, emrat e 2459 përfituesve të rinj”.

Tituj të tjerë janë; “Meta: Pakt i ri për 3 ligjet e integrimit. Rama e Berisha: Dakord, të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve”.

“Berisha: 3 deputetët e PS në listën e PD. Islami: E vlerësoj, do mbetem aktiv në politikë”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “ALUIZNI, 3000 pronarët e rinj. Korrigjohen listat e përfituesve për ndërtimet informale në 12 qarqe të vendit”.

Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: Spahiu kërkoi ti bëja deputete 3 femra. Kryesocialisti zbardh kërkesat e AK, donte 5 deputetë të sigurtë ti prezantonte si figura”.

“Ilir Meta: Berisha dhe Rama miratoni 3 ligjet”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Rama: Sali Berisha çoban numëron rrugët si delet. Kryesocialisti sulmon Kryeministrin në pikën e tij më të fortë. Kreu i Partisë Socialiste në një “Debat” batutash konfirmon se ministrat do të dorëzojnë mandatin e deputetit. “Fevzi kujdes, mos bëj gabime, se do të të shkul veshin”.

Tituj të tjerë janë; “Kreu i PD: Kam detyrime ndaj ish-socialistëve, do jenë deputetë”.

“Dashamir Shehi: Nuk ja vlen komisioni i “Veshit”.

“Maturantët: Degët më të mira i marrin kopjacët”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Berisha: Skenari i Ramës, nëse humb nuk i njeh zgjedhjet. Rama frikë nga Basha për të kandiduar në Tiranë. Ligjet e statusit, mazhoranca e gatshme ti votojë në çdo kohë. Në listat e PD, edhe 3 deputetët që u larguan nga PS, Islami, Dogjani dhe Kadeli”.

Tituj të tjerë janë; “Rama: Tre ligjet i votojmë nëse hyjnë në fuqi në shtator”.

“Kalon ligji, legalizohen të gjitha ndërtimet e 7 viteve të fundit”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Rama premton votimin e 3 ligjeve pas kërekesës së Metës”.

Tituj të tjerë janë; “Tre ish-deputetët e PS në listat e Berishës. Rama në Vlorë, Majko drejt Tiranës”.

“Legalizimet, 2500 emrat që marrin tapitë, miratohen ndërtimet pas 2006”.

“Vret veten 22-vjeçarja, i shoqi tenton flijimin mbi trupin e saj”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit