

Një mësuese 37-vjeçare ka tentuar të vrasë vajzën e vogël tre vjeçare me dy goditje me thikë në qafë, e më pas ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën armë. Episodi ka ndodhur në Katania të Italisë. Nëna dhe e bija janë shtruar në të njëjtin spital dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes. Sipas asaj që konsiderohet si një raptus pa asnjë shpjegim, gruaja ka marrë një thikë kuzhine në dorë dhe e ka gjuajtur dy herë të bijën, duke e plagosur në qafë dhe në faqe. Më pas ia ka drejtuar armën vetes.
Bashkëshorti i gruas është zgjuar nga zhurmat dhe i ka dhënë ndihmën e parë gruas dhe të bijës. E vogla i është nënshtruar një ndërhyrjeje delicate kirurgjikale, ndërsa nëna ka mjekuar plagën. Të dyja nuk janë në rrezik për jetën. Policia po kryen hetime mbi sa ka ndodhur.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





