Transmetuar më 02-05-2013, 21:54

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, është pyetur për incidentin e Vjenës, kur ai është akuzuar se ka fyer dhe i ka shkulur veshin diplomatit të ri Egin Ceka, djalit të Neritan Cekës.

Ai ka thënë se në takimin e mbajtur në Vjenë ajo që ka ndodhur është shprehja më kuptimplotë e asaj që është sot trupi diplomatik shqiptar. “Ai nuk është në shërbim të atdheut, as ndaj gjithë përfaqësuesve të këtij vendi kur ata vizitojnë vendet përkatëse, as në shërbim të qytetarëve.

Trupi diplomatik shqiptar është tërësisht i kapur mbas fijeve nepotike. Është i ndërtuar mbi bazë tarafesh e klanesh politike për të strehuar njerëz gjysmë të dështuar”, ka thënë ndër të tjera Rama, ndërsa ka mohuar se e ka kapur vërtetë [rej veshi Egin Cekën.

“Zotimi im është ky: asnjë emër nuk do të shkojë pa statusin e diplomatit të karrierës, pa lidhje gjaku me asnjë nga antarët e qeverisë”, ka thënë ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit