Transmetuar më 02-05-2013, 21:42

Dëshironi të acaroni me të vërtetë bashkëshortin tuaj? Atëherë mjafton të ngresh sytë nga qielli. Sipas një studimi anglez zakoni i grave që ngrenë sytë nga qielli duke shfryrë përpara veprimeve të papëlqyera të bashkëshortit, është një ndër shkaqet kryesore të divorcit.

Mendimi është unanim.  Arsyet se përse gratë veprojnë kështu janë acarimet e momentit prej veprimit të bashkëshortit.

Bashkëshorti do të preferonte një mijë herë më shumë që gruaja t’ia thoshte në sy se ku mund të ketë gabuar dhe në ç’mënyrë mund të përmirësohet.

Ky veprim konsiderohet si poshtërues. “Më bën ta qëlloj”, thotë njëri. “Më vjen të largohem përgjithmonë nga shtëpia”, thotë një tjetër.

Gratë shpesh harrojnë se respekti për ta është gjithçka.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit