Transmetuar më 02-05-2013, 20:00

Prishtinë, 2 maj 2013, NOA.al- Mësimdhënësit të organizojnë trajnime të menjëhershme në tërë Kosovën për përdorimin e drogave nga nxënësit, duhet të investohet në hulumtime mbi të cilat do të krijoheshin strategji efektive, të ndërmerren fushata sensibilizuese me nxënës për rrezikun e drogës si dhe të ndërtohet instituti për sëmundjet e varshmërisë, këtë vit.

Këto janë rekomandimet që u votuan në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës të së enjtës në interpelancën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me përdorimin e drogës nëpër shkolla.

Në sallë siç raporton gazetarja e noa.al  në Prishtinë, të pranishëm kanë qenë 63 deputetë, ndërsa pro kanë votuar të gjithë.

Deputeti i AAK-së Burim Ramadani kishte thënë se më së shumti i takon Ministrisë së Arsimit të merret me këtë çështje. “Është detyrë e trekëndëshit Ministri e Arsimit, e Shëndetësisë, dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshëm por më së shumti asaj të Arsimit”, ka thënë Ramadani. Ai ka shtuar se ai që kërkon ndihmë për t’u shëruar nga droga dërgohet dhe trajtohet në spitalin e psikiatrisë.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit