Transmetuar më 02-05-2013, 20:05

Edberi dhe Vigani janë duke u marrë me përgatitjen e drekës, ndërsa Vigani mundohet që t’i japë disa këshilla Edberit lidhur me qëndrimin ndaj Rikes si edhe banorëve të tjerë. Ai i thotë se loja tashmë është bërë e fortë dhe se ai duhet të ketë shumë kujdes me çdo fjalë, lëvizje apo veprim që mund të bëjë. Më pas mendojnë se si ta bindin Riken ën mënyrë që ta afrojnë dhe të realizojnë misionin tyre. Edberi mendon se do ta kenë shumë të vështirë, pasi ajo po dyshon shumë për ndryshimin e sjelljes së tyre ndaj saj.

Ndërsa në kopsht hapet një diskutim mes banorëve për sa i përket veshjeve dhe stilit të veshjes që duhet ta karakterizojë secilin person. Elona mendon se në Shqipëri shumë njerëz nuk mund të vishen me veshje të stilit që i pëlqen vetëm duke u shtangur nga paragjykimet dhe kjo gjë nuk është aspak normale, sipas saj. “Vetëm një pakicë përshtaten”, shprehet Elona. Anaidi mendon se këtë gjë nuk mund t’ia imponosh njerëzve, pasi secili e mendon vetë mënyrën dhe arsyen pse nuk e bën. “Nuk kam ardhur të ndryshoj Shqipërinë, por do të më pëlqente që të guxonin më shumë”, thotë Elona, ndërsa shton e thotë se një ndër arsyet pse ka ardhur në Shqipëri është kjo: T’i ndërgjegjësojë shqiptarët të guxojë më shumë.

Në kopsht banorët janë duke diskutuar ende për stilin e veshjes në Shqipëri dhe mentalitetit e paragjykimeve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti dhe bëjnë që njerëzit të ndikohen, duke zgjedhur për të veshur diçka që edhe mund të mos u pëlqejë.

Elona e shikon si të gabuar këtë gjë e thekson se arsyeja se përse ka ardhur në Shqipëri është që t’i ndërgjegjësojë njerëzit në këtë aspekt. Nga biseda e Elonës, përfiton Anaidi, i cili thotë se Elona i lufton në parim paragjykimet, por ajo vetë paragjykon. Ai merr shembull paragjykimin e Elonës për sa i përket lidhjes së tij me Joanën e faktin që flenë bashkë. Ndërsa Elona i thotë se biseda që ishin duke bërë nuk ka fare lidhje me këtë diskutim. Të njëjtën gjë i thotë edhe Rikja, duke i përmendur disa herë: “Je jashtë teme, Anaid”.

Kështu, në diskutim futen të gjithë banorët të cilët japin mendimin e tyre rreth temës së hapur. Anaidi mendon se një femër e kulturuar dhe e ardhur nga një vend i zhvilluar europian nuk mund të paragjykojë aspak për situata të tilla. Ndërsa Elona thotë se pikërisht fakti që është rritur e po jeton në kryeqytetin e Europës nuk ia lejon që të kalojë caqet. Ndërsa në debatin tyre ndërhyn edhe Joana, e cila e fillon bisedën duke pyetur Elonën: “Të pëlqen ty kjo gjë Elona?”. Ajo thotë se i pëlqen dhe ndien çdo gjë që bën me Anaidin dhe se nëse Elonën e shqetëson kjo gjë, t’ia thotë pasi nuk po i kupton komentet e saj. “Mua nuk më shqetëson aspak, por nuk isha duke folur me ty”, ia kthen Elona, ndërsa Joana largohet.  Rikja ndërhyn sërish në diskutim e thotë se edhe nëse do të kishte lindur në Nju Jork e do të ishte edhe më mendjehapur, mund ta gjykonte përsëri një sjellje të tillë. Ndërsa Elona thotë se Anaidi nuk mund të ndikojë e të bëjë që banorët ta respektojnë me zor një njeri si Joana, duke menduar sjelljet e saj në shtëpi.

Në diskutim ndërhyn edhe Iliri, i cili i vë në dukej Anaidit se asnjëherë nuk i përballon bisedat vetëm, ashtu si të gjithë, por gjithmonë pret ndihmën e Joanës për ta nxjerrë nga situata. Anaidi e mohon këtë gjë e thotë se është i aftë që të përballojë çdo gjë vetëm, por në momentin që i del në krah dikush, thjesht e përforcon më tepër atë që ai do të thotë.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit