Transmetuar më 02-05-2013, 18:38

Chris Kelly

Chris Kelly, anëtari i grupit të repit të viteve ’90 “Kriss Kross”, gjeti vdekjen në spitalin e Atlantës në moshën 34 vjeçare.

Nga të dhënat paraprake thuhet se shkak për vdekjen e tij ishte një overdozë droge. Artisti kujtohet për këngën “Jump”, kolonë zanore e gjeneratës së tij. Policia u telefonua nga shtëpia e Kelly rreth orës 16.30 të së mërkurës, ndërsa pas kësaj Kelly u dërgua në spital, për tu deklaruar i vdekur vetëm pak çaste më pas.

Gjithsesi shkaqet zyrtare të vdekjes pritet të bëhen në përfundim të autopsisë.

Kelly, i njohur si “Mac Daddy” dhe Chris Smith i njohur si “Daddy Mac” kanë bërë histori në skenën muzikore në vitin 1992, pasi producenti muzikor reperi Jermaine Dupri i zbuloi në një qendër komerciale në Atlanta.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit