Transmetuar më 02-05-2013, 16:59

Kush e përdor përditë buzëkuqin rrezikon që të hajë çdo ditë një sasi të konsiderueshme të metaleve të rënda, të dëmshme për shëndetin dhe organizmin.

Ky fakt tregohet në një studim të Berkeley University, i publikuar në Environmental Health Perspectives.

Studimi në fjalë u bazua në 32 buzëkuq dhe shkëlqyes të shtatë markave të ndryshme, të shitura në qendra të mëdha estetike dhe në farmaci.

Siç raporton noa.al, rreziqet shtohen më shumë nëse buzëkuqi përdoret çdo ditë. Buzëkuqët e studiuar kushtonin nga 5 deri në 24 dollarë. Në të gjitha monstrat e studiuara ku më shumë e ku më pak u pikasën elementë të konsideruar “shqetësues për shëndetin” si plumb, krom, titan, alumin dhe metale të tjera toksike.

Katharine Hammond, autorja kryesore e studimit nënvizon se rreziku për shëndetin është i lidhur me faktin se mesatarisht përcjellin në organizëm 24 miligramë buzëkuq në ditë, por ndodh që buzëkuqi të aplikohet disa herë gjatë ditës, duke e çuar këtë sasi në 87 miligramë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit