Transmetuar më 02-05-2013, 16:29

Tiranë, 2 maj 2013, NOA.al- Komisioni hetimor i ngritur për të zbardhur incidentin e ndodhur në Vjenë mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, ka vendosur të kërkojë dokumentet nga Ministria e Jashtme për të zbardhur atë që ka ndodhur në akademinë politike të Vjenës.

Kryetari i këtij komisioni, demokrati Fatbardh Kadilli deklaroi se do të thirren në seancë dëgjimore Edi Rama dhe Egin Ceka në mënyrë që të zbardhet gjithë sa ka ndodhur, ndërsa do të kërkohen dëshmi nga të pranishmit, mes tyre edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri.

Ndër të tjera Kadilli bëri me dije se do të thirret për të dëshmuar organizatori i takimit Fate Velaj, ndërsa do të thirret të dëshmojë edhe ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Vili Minarolli.

Gjatë incidentit të ndodhur në Akademinë Diplomatike të Vjenës, nga ana e Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe mazhorancës u tha se zoti Rama i kishte tërhequr veshin Egin Cekës dhe e kishte dhunuar, pas një debati për problemet në diplomacinë shqiptare.a.y/noa.al

Edi Rama dhunon diplomatin Egin Ceka në Vjenë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit