

Durrës, 2 maj 2013, NOA.al- Një grabitje me armë është arritur të shmanget në Shkozet të Durrësit, ku në shënjestër është vënë një çift të moshuarish.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al se gjatë natës së lënë pas 26 vjeçari Eduard Ndoj, me banim në Spitallë ka hyrë në banesën e një çifti të moshuarish për të vjedhur banesën e tyre,por është ndier prej burrit të moshuar.
Ndoj i maskuar ka tentuar të vjedhë banesën në pronësi të shtetasit 62 vjeçarit me iniciale M.K, gjatë kohës që ky i fundit flinte me të shoqen.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të njoftuara në kohë mbërritën më së shpejti në vend dhe në momentin e kapjes në një distancë të shkurtër nga banesa në fjalë të 26 vjeçarit, por hasën në rezistencën fizike dhe kundërshtimin e tij gjatë ndalimit nga policia.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





