

Anaidi e Joana dalin në kopsht pas debatit, ndërkohë që komentojnë me njëri-tjetrin rreth përballjes me Elonën e Ilirin, duke bërë thashetheme për ta e duke i komentuar.
Ndërsa Anaidi largohet, kalon nëpërmjet luleve në kopsht, Joana përfiton dhe ngre zërin duke folur në mënyrë ironike për Eldorën, e cila ndodhet afër tyre bashkë me Shpendin duke diskutuar.
Eldora e dëgjon dhe ia kthen duke thënë se ajo ka kohë që merret me mirëmbajtjen e luleve, ku ndërkohë edhe Shpendi i del krah e thotë se Eldora është marrë që gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpi me mirëmbajtjen e luleve dhe se Joana nuk ka pse të bëjë ironi. “Ti u kujtove pas dy muajsh qëndrim të pastroje frigoriferin”, ia kthen Eldora, ndërsa Joana pa i bërë përshtypje aspak, i thotë: “Nuk më vajti mendja, por zbatova urdhrin Anaidit, i cili është i dashuri im”. “Ta gëzosh”, ia kthen Eldora, ndërsa qëndron për disa minuta duke reflektuar me veten, ndërsa Joana largohet.
Më pas Eldora fillon të komentojë sjelljen e shëmtuar të Joanës, duke thënë se ajo është vërtet shumë banale dhe se nuk ka njohur njeri të tillë në jetë. “Dasmë do të bëjmë kur të dalë Joana”, shprehet ajo.
Pas pak aty shkon Vigani, ndërsa Shpendi i thotë sapo ai ulet afër tyre: “Vigan, po gabon shumë gabim”. “Nuk po veproj aspak gabim, por po mundohet të më përdorë Rikja me bisedat e saj dhe Anaidi e Joana më tha se po ndodh kjo gjë”, thotë Vigani, ndërsa mundohet të justifikohet. Shpendi e mbyll bisedën, duke i thënë se ky është mendimi i tij dhe se Vigani nuk është duke vepruar në mënyrë të drejtë.
Ndërsa Rikja është duke biseduar me Ilirin e Elonën e duke komentuar sjelljen e pahijshme të Joanës, aty shkon Anaidi. Ai i kërkon Rikes që të dalin jashtë e të diskutojnë për diçka.
Ata dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin, duke marrë shkas nga debatet e ditës së sotme. Arsyeja se përse Anaidi kërkon të diskutojë me të është se pse Rikja nuk e qorton Ilirin për mënyrën e pahijshme të sjelljes kundër vajzave, ndërsa Anaidin e kritikon menjëherë për mënyrën se si i drejtohet Elonës herë pas here.
Iliri gjatë debatit i ka thënë Joanës banane, ndërsa pak më parë ajo ishte duke e etiketuar me termin “karafile” Riken.
Më pas Rikaj dhe Anaidi përballet ne një debat në ambientet e shtëpisë. Ndërsa e dëgjon me kujdes se ku konsiston pyetja e tij, Rikja i thotë se e qorton më vete edhe Ilirin për fjalët banale të cilat nuk i pëlqejnë tek ai dhe se nuk ka pse ta bëjë këtë gjë përballë Anaidit.
Më pas Rikja i kërkon atij llogari për mënyrën se si ai ka përdorur emrin e saj, për ta nervozuar Elonën e për ta bërë të dalë nga vetja. Anaidi e anashkalon këtë gjë e thotë se Elona flet në emër të Rikes sikur të jetë vetë Rikja, por ajo ia kthen duke i thënë: “Elona di shumë gjëra nga jeta ime private e prandaj e ka lejen të flasë ashtu për mua.
Pas kësaj Anaidi mundohet ta futë në sedër e të thotë se ajo nuk mund ta lejojë Elonën që të flasë me aq shumë siguri për të, por Rikja nuk bezdiset aspak nga ky fakt e i tregon se kjo gjë nuk ka pse ta shqetësojë aspak Anaidin, pasi atë vetë nuk është duke e shqetësuar. “Por ti nuk duhet të përdorësh emrin tim për ta nervozuar atë”, vazhdon t’i thotë Rikja, ndërsa i bën të qartë se ajo mund të jetë edhe me një mision e misioni i saj mund të jetë që të mundohet ta ndihmojë e ta bëjë Elonën që të dalë fituese. “A, ky qenka misioni yt?”, ia kthen Anaidi, ndërsa ajo i përgjigjet duke i thënë se nuk ka pse t’i japë atij llogari për mënyrën se si po luan me ta. “Unë mbase mund të afeksionohen aq shumë sa ta harroj lojën e ky person është Elona”, ia kthen Rikja si për ta mbyllur diskutimin.
“Ti kur të futesh në bisedë, fol për veten e jo për Elonën”, i thotë Anaidi, ndërsa ajo i bën të qartë se nuk mund t’i japë atij llogari se për çfarë të flasë, ndërsa ai nuk vepron drejt kur e përdor emrin e saj për ta nervozuar Elonën. “Unë thjesht dua ta njoh Elonën kur përdor emrin tënd, se dua ta shikoj se si do të reagojë, pasi ka thënë se ka ca rregulla etike”, ia kthen ai, ndërsa thotë se atë e shikon si konkurrente të fortë dhe si një prej banorëve që mund të qëndrojë më gjatë në shtëpi. “Atë dua ta nxjerr keq unë”, shprehet Anaidi. Më pas të dy flasin për jetën jashtë, ku Rikja tregon se ka punuar që e vogël dhe se ka qenë e aftë të përballojë shumë situata të vështira.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





