

Tiranë, NOA.al- OSBE e shikon me shqetësim situatën në Shqipëri në prag të zgjedhjeve si dhe fushatën elektorale në vend.
Lamberto Zannier, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë thekson se shenjat e konfliktit mes palëve janë gjithnjë e në rritje.
Ai thekson se po ndiqen me shqetësim shenjat e konfliktit politik, i cili sipas tij është gjithnjë në rritje, ndërsa nënvizohet se nga ana e OSBE pritet një proces zgjedhor konkurrues dhe i ndershëm, ku shton se situata nuk paraqitet e lehtë.
Duke folur për agjencinë italiane të lajmeve “Ansa”, Zannier deklaron, “Shpresojmë të mos ketë përdorim të toneve të tepruara nacionaliste që mund të destabilizojnë gjithë rajonin. Në Shqipëri,OSBE ka investuar aq shumë dhe nuk është e gatshme të pranojë anulimin e tyre”.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





