

Biseda mes Shpendit e Eldorës në kopsht vazhdon ende, ndërsa më vonë Shpendi tregon për një bisedë që ka bërë me Riken gjatë ditës. Ai thotë se i ka bërë disa pyetje asaj e më vonë Rikja donte t’i bënte atij disa të tjera. Shpendi jep opinionin për të, duke thënë se i duket shumë këmbëngulëse dhe se çdo punë që merr përsipër e çon deri në fund. Shpendit i pëlqen mënyra se si Rikja i analizon të gjitha detajet para se të nisë të bëjë diçka. Ai gjithashtu thotë se i ka pëlqyer diskutimi me Riken dhe që mendon se ajo u është përgjigjur sinqerisht të gjitha pyetjeve të tij. Ndërsa Eldora jep mendimin e saj e thotë se mbase është shumë shpejt për të dhënë një mendim e për të krijuar besim, por Rikja i duket njeri pozitiv dhe rrezaton pozitivistet.
Shpendit i duket shumë e dyshimtë loja e Rikes ndaj Viganit e Edberit dhe akoma më shumë i çuditshëm reagimi i saj në momentin që u premtoi djemve se do të flinte me ta, vetëm nëse pranojnë që ajo të bëjë ndryshime te flokët e tyre.
Eldora nuk e shikon me kaq shumë dyshim këtë gjë dhe e justifikon sjelljen e Rikes, duke thënë se ai është profesioni i saj e mbase thjesht kërkon që t’i shikojë ndryshe. “S’e di se çfarë kënaqësie mund t’i japë ajo gjë, aq sa të jetë dakord të flejë me ta”, ia kthen Shpendi, sërish dyshues. “Mbase mund të jetë e ndonjë lojë e saj, por ku do të dalë?”, i thotë Eldora. Ndërsa më vonë i trego se ka pasur shumë situata kur ka folur me Riken për jetën e saj dhe i është dukur shumë e sinqertë e shumë njeri pozitiv.
Por Shpendi vazhdon të komentojë lidhur me lojën e saj, e cila në fakt i është dhënë si një mision nga Vëllai i Madh, pro banorët nuk dinë ende asgjë, duke thënë se Rikja përdor një ëndërr që ka parë dhe bën të pamundurën për t’ia prerë e për t’ia ngjyrosur flokët Edberit e Viganit. “Ajo duhet ta thotë arsyen kryesore në mënyrë që ta kuptojmë, se kështu më duket pa kuptim dhe e çuditshme”, vazhdon të shprehet Shpendi. Diskutimi i tyre vazhdon edhe për disa minuta të tjera.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





