Transmetuar më 02-05-2013, 15:24

Shpendi dhe Eldora ndodhen në kopsht e teksa dëgjojnë debatin e komentojnë me njëri-tjetrin, ku akuzojnë dhe gjykojnë Joanën për sjelljen e saj të pahijshme gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi. Eldora i tregon se ajo e ka fyer shumë Elonën dhe Riken, ndërsa Shpendi i tregon se Joana nuk di të bëjë asgjë tjetër veç ofendimeve.

Eldora tregon për një bisedë që ka bërë me Anaidin gjatë ditës së djeshme, ku ai është shprehur duke thënë: “Vetëm shokë që nuk mund të ketë në këtë shtëpi”. Shpendi mendon se Anaidi ndihet vetëm pasi nuk ka një njeri me të cilin të flasë, duke thënë se këtë gjë e ka të pamundur ta bëjë me Joanën. Ndërsa Eldora mendon se nëse Anaidi nuk do ta kishte afër Joanën, do të ishte një njeri krejt ndryshe, pasi është Joana ajo e cila i jep negativitet atij. Ndërsa Shpendi mendon se Joana është shumë banale dhe se këtë gjë e ka shprehur gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.

Ndërsa dëgjojnë debatin, ata komentojnë arsyen se pse Anaidi e Joana kanë futur në debat edhe Edberin e Viganin. Atyre u bën përshtypje që dy djemtë futen në një zënkë apo përballje dhe përdoren pa qenë vetë protagonistë. Teksa vazhdojnë të diskutojnë rreth debatit, ata vazhdojnë të qëndrojnë edhe për disa minuta të tjera në kopsht.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit