

Këngëtarja Shakira 36 vjeç dhe futbollisti Gerard Pique 26 vjeç, tashmë që janë bërë me fëmijë, u mungonte vetëm martesa për tu quajtur çifti më i kompletuar në botën e showbiz.
Por ata tashmë e kanë ndarë datën, siç raporton revista “Fama” çifti do të martohet më 17 korrik, pasi qëndrojnë bashkë të lidhur qysh prej vitit 2011.
Eventi në fjalë flitet se do të zhvillohet në kopshtin botanik të Marimurtra në qytetin e Blanes në Spanjë.
Lajmi në fjalë siç raporton noa.al është bërë i njohur për mediat nga një mik i afërt çiftit, i cili ka treguar edhe orën kur do të nisë ceremonia, saktësisht në 18.00.
Kopshti botanik Marimurtra është një vend i preferuar për familjen Pique pasi aty herë pas here kalojnë pushimet verës.
Në pritje të konfirmimit të lajmit nga vetë çifti, djali i tyre Milan që tani është bërë i famshëm, falë fotografive të publikuara nga e ëma dhe i ati.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





