Transmetuar më 02-05-2013, 13:03

Fier, NOA.al – Flakët e zjarrit përfshinë sot paradite një magazinë, ngjitur me një pikë karburanti, në dalje të qytetit të Fierit.

Shërbimet zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e pasojave të tij.

Flakët e zjarrit nuk përbëjnë më rrezik, edhe pse pranë pikës së karburantit ndodhen depozitat e naftës, të një kompanie kanadeze nafte në fshatin Belinë. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por policia në vendngjarje ka nisur hetimin e ngjarjes.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit