Transmetuar më 02-05-2013, 12:24

Një tjetër virus gripi alarmon Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një konferencë që u mbajt sot në Londër, OBSH deklaroi se, “lloji i ri i virusit të gripit të shpendëve H7N9, i cili është shfaqur kohët e fundit në Kinë, paraqet një kërcënim serioz për njerëzit.

Në Kinë nga virusi i gripit H7N9 janë infektuar 125 persona, nga të cilat 24 tashmë kanë vdekur. Aktualisht gripi po shfaq aftësinë për t’u transmetuar nga shpendët tek njerëzit.

Gjenotipi i virusit të këtij gripi përmban në vetvete dy mutacione, të cilat rrisin rrezikun e faktit që ai të mund të fitojë aftësinë e transmetimit nga njeriu tek njeriu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit