

Tiranë, NOA.al – Vota e emigrantëve pengohet nga opozita, deklaroi sot në mbledhje qeverie Kryeministri Sali Berisha dhe kjo sipas tij se “ kryetari i opozitës e ka frikë votën e tyre”
“Mosvotimi i emigranteve nuk ka asnjë shkak tjetër veçse fobinë që ka kryetari i opozitës ndaj votës së tyre”, tha Berisha duke siguruar se “Qeveria ka qenë dhe është aktualisht e gatshme t’u krijojë atyre mundësinë e votimit online, me qëllim që ky detyrim që e përmbushin të gjitha vendet të përmbushet edhe nga Shqipëria”, citon noa.al.
Sipas kryeministrit, qeveria është e gatshme të mobilizojë cdo force, të përshtatë cdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton. “Por mjerisht kjo nuk pranohet nga opozita, siç nuk u pranua votimi i 16 vjeçareve, te cilet kanë nisur të votojnë në kombet me moshë mesatare shumë më të lartë sesa e jona. Ne duhet t’i hapnim dyer e votimit 16 vjeçarëve. Kjo që ndodhi është e dhimbshme, sepse pëlqimet e tyre ne Facebook-un tim janë bërë gogoli që e tremb opozitën nga vota e 16 vjeçarëve”, vijoi komentin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Për t’i shpallur krah pune e bëjmë, por të drejtën e votës nuk ua njohim. Ata mund të punësohen, të paguajnë të gjitha taksat, cka është diskrimimin total. Le të urojmë që në serinë e murit të bllokimeve këto të jenë nga më të fundit, 23 qershori është datë e veçante për Shqipërinë”, përfundoi diskutimin e tij për argumentin e zgjedhjeve kryeministri Sali Berisha.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





