
Të dhënat po ngarkohen...

Korçë, NOA.al – Një 22 vjeçare është gjetur e vetëvrarë sot paradite në fshatin Ravonicë, të qarkut të Korçës.
Vajza me inicialet Q.E është gjetur e vetëvrarë nga familjarët e saj, njoftojnë burime të noa.al.
Mësohet se e reja kishte lënë edhe një letër lamtumire para se të ndërmerrte aktin fatal. Ajo banonte në ish-repartin-ushtarak të Ravonicës, disa kilometra nga qendra e Korçës.
Të njejtat burime thanë se, edhe bashkëshorti i Q.E tentoi vetëvrasjen në gjendje shoku, kur pa aktin që kishte kryer e shoqja.
Policia nisi menjëherë hetimin e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën të resë. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
