

Tiranë, NOA.al – Parlamenti i Shqipërisë pritet të shqyrtojë sot në seancë plenare projektligjin për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006.
Nisma për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006 u shqyrtua javën e kaluar nga komisionet parlamentare me procedurë të përshpejtuar, raporton noa.al.
Me ligjin e ri, qeveria parashikon të legalizojë më shumë se 80 mijë ndërtime pa leje, duke përfshirë këtë herë edhe atë kategori ndërtimesh që janë në distancë të afërt me akset rrugore kombëtare. Ligji ekzistues nuk përfshinte në proces legalizimi ndërtimet në distancë më pak se 100 metra nga rrugët kombëtare. Me ndryshimet e reja ligjore, distanca nga akset rrugore e ndërtimeve që legalizohen shkon në 25-30 metra.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





