Transmetuar më 01-05-2013, 22:12

Erdhi vera, erdhën edhe mushkonjat. Të bezdishme aq sa themi: “Kur do të iki kjo vera”. E dimë ç’na bëjnë, por i njohim shumë pak. Ja disa pyetje-pyetje përgjigje mbi insektet e bezdishme, legjendat dhe të vërtetat mbi to.

Përse pickojnë vetëm femrat?

Mushkonja ka nevojë për gjak për të pjekur vezët; ndërsa mashkulli i saj ushqehet me substanca të ëmbla që gjen në natyrë.

Sa herë pickojnë?

Mushkonja jeton nga tre deri në pesë javë, gjatë kësaj kohe prodhon po kaq cikle vezësh, ndaj pickon nga tre deri në pesë herë.

Përse disa pickojnë edhe ditën?

Kjo bën pjesë në karakteristikat e secilit lloj (ekzistojnë rreth 2700 lloje mushkonjash); për shembull mushkonja tigër pickon edhe ditën, ndërsa mushkonja e zakonshme vetëm natën.

Sa gjak thithin?

Zakonisht mushkonja femër thith një sasi gjaku të njëjtë me peshën e saj, rreth 2-3 miligramë.

“Tigri” pickon edhe mbi rroba?

Shumë specie arrijnë ta bëjnë.

Përse kanë atë tingullin karakteristik?

Zhurma e bezdishme që bëjnë provokohet nga rrahja shumë e shpejtë e krahëve. Mushkonja është një insekt që fluturon shumë shpeht, deri në tre kilometra në orë.

Përse kruhemi aq shumë kur na pickojnë?

Ndërsa pickon, mushkonja vendos pështymën e saj e cila ka substancë antikoaguluese. Pikërisht pështyma është ajo që na irriton lëkurën.

Ekzistojnë njerëz super të ndjeshëm ndaj mushkonjave?

Po, pikërisht tek ata që janë alergjikë ndaj pickimit të mushkonjës. Alergjia rregullohet me kohën në pjesën më të madhe të rasteve, por ka edhe nga ata që vazhdojnë të mbeten shumë të ndjeshëm.

A mund të jenë përcjellës të viruseve?

Teorikisht po. Por rrini të qetë sepse rreziku është shumë i ulët.

Përse mbrojtjet ndaj tyre dështojnë?

Prouktet që përdorim kundër mushkonjave ndodh që të ndërveprojnë me lëkurën dhe aromën e saj prandaj tek disa persona funksionojnë pak.

A ka ndodnjë gjë që i tërheq?

Aroma që përçon trupi ynë është një nga faktorët kryesorë që i bën disa njerëz të jenë më të “pëlqyer” prej mushkonjave.

Parfumet a veprojnë kundër tyre?

Parfumet nuk i tërheqin mushkonjat, madje mund të funksionojnë shumë mirë kundër tyre, por mund të ketë edhe efekt të kundërt.

Na mbron fikja e dritave?

Mushkonjat nuk kanë ndonjë shikim shumë të zhvilluar por perceptojnë dritën dhe tërhiqen prej saj.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit