

Prishtinë 1 Maj 2013 NOA.al – Kryeministri i Serbisë pavarësisht takimit me serbët e veriut ka mbajtur qëndrim se marrëveshja duhet të zbatohet qoftë edhe pa serbët e Kosovës. Qëndrimin e serbëve të Kosovës që nuk duan ta pranojnë marrëveshjen e quajti jokorrekt.
“Nuk ka më kohë për hamendje rreth Marrëveshjes me Kosovën, meqë afatet kanë kaluar dhe Serbia, nëse nuk e pranon do të jetë humbëse edhe kur bëhet fjalë për Kosovën, edhe për eurintegrimet”, ka thënë Daçiç.
Ai ka porositur serbët e Kosovës që të shikojnë si të zbatohet marrëveshja dhe çfarë mund të përmirësohet. “Marrëveshja e Brukselit, sqaroi ai, nuk ka të bëjë vetëm me veriun e Kosovës. Kreu shtetëror s’ka asnjë mëdyshje se Marrëveshja duhet të pranohet e zbatohet. Marrëveshja, do të zbatohet edhe pa serbët e Kosovës”, ka thënë ai.
Daçiç gjatë së martës ka zhvilluar një takim të gjatë me përfaqësuesit e serbëve të veriut. Ata kanë kërkuar mbajtjen e një referendumi lidhur me atë nëse e pranojnë ose jo marrëveshjen e arritur në Bruksel por Daçiç nuk ka pranuar.t.k/a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





