Transmetuar më 01-05-2013, 21:15

Prishtinë 1 Maj 2013 NOA.al– Presidentja Atifete Jahjaga shpreson në forcat e NATO-s që ta ndihmojnë në procesin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Kosova është e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes. Është me rëndësi që Republika e Serbisë të zbatojë në tërësi marrëveshjen e arritur, sepse sipas saj do të mund të ecej drejt qetësimit të raporteve dhe në rrugën e integrimeve evropiane”,  thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës pas takimit të presidents me admiralin James Stavridis.

Ndërkaq, admirali foli për rëndësinë e trupave të KFOR-it në Kosovë, sidomos në këtë periudhë kur pritet zbatimi i marrëveshjes.

“Prania e NATO-s në Kosovë vazhdon të jetë e rëndësishme për të ofruar një mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, posaçërisht në këtë periudhë të arritjes së marrëveshjeve në Bruksel”, ka thënë ai pas takimit./t.k/a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit