Transmetuar më 01-05-2013, 20:38

Maria Sharapova

Vite më parë të mendoje se një femër mund të fitonte më shumë se një mashkull, as që mund të imagjinohej, dhe të mendoje se ky fitim do vinte nga sporti aq më pak.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe sporti femëror u dhuron protagonisteve të tij, kënaqësi të mëdha në nivelin ekonomik përveç kënaqësisë emocionale dhe sadisfaksionit.

Siç ndodhë edhe me meshkujt, siç raporton noa.al ekzistojnë sporte që paguajnë shumë më shumë se disa të tjerë. Sipas një klasifikimi vjetor të bërë nga revista Forbes për vitin 2012, më e paguara në botë në fushën e sportit, spikat tenistja Maria Sharapova e cila fiton më shumë se 20 milionë euro ose 27 milionë dollarë.

Pas saj renditet Na Li, ikonë e sportit konez me 18.4 milionë dollarë, ndërsa e treta Serena Williams e ndjekur nga Caroline Wocniacki.

Na Li

10 femrat më të paguara në sport:

1-Maria Sharapova, 27 milionë dollarë

2-Na Li, 18.4 milionë dollarë

3- Serena Williams, 16.3 milionë dollarë

4- Caroline Wozniacki, 13.7 milionë dollarë

5- Danica Patrick, 13 milionë dollarë

6- Victoria Azarenka, 9.7 milionë dollarë

7- Yu-Na Kim, 9 milionë dollarë

8- Ana Ivanovic, 7.2 milionë dollarë

9- Agnieszka Radwanska, 6.9 milionë dollarë

10- Yani Tseng, 6.1 milionë dollarë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit