Transmetuar më 01-05-2013, 19:29

Lucia Annibali

Pesaro, Itali, NOA.al- Nën akuzën e agresionit dhe shpërfytyrimit të një femre, pas ditësh të tëra hetimesh, policia italiane e Pesaro, arrestoi autorin e dytë të sulmit mbi një avokate.

I ndaluari i dytë u identifikua si 31 vjeçari shqiptar Rubin Talaban, i akuzuar për djegien me acid të avokates, Lucia Annibali, i cili u ndalua në San Salvo Marina.

31 vjeçari siç raporton noa.al ishte fshehur në një banesë së bashku me dy bashkatdhetarët e tij, të akuzuar për fshehje të autorit krimit, ndërsa po përgatitej për tu kthyer në Shqipëri, nëpërmjet një fugoni që do të kalonte nga Trieste, Spalato, Maqedoni për të mbërritur më tej në Shqipëri.

Pas informacioneve të mbledhura policia rrethoi banesën ku ndodhej i riu duke bërë arrestimin e tij.

Talaban me origjinë nga Shkodra, u dërgua në ambientet e paraburgimit në pritje të gjykimit të tij.

Pak ditë më parë policia ndaloi edhe një shqiptar tjetër i akuzuar si bashkautor në sulm, i identifikuar si Altistin Precetaj.

Natën e sulmit policia italiane ndaloi si urdhërues të sulmit, kolegun dhe ish të fejuarin e viktimës, Luca Varani 35 vjeç. Avokatja e djegur me acid ishte ndarë me Varanin vjeshtën e shkuar pasi kishte zbuluar se ai kishte lidhje me një femër tjetër.

Nga hetimet rezultoi se Varani nuk kishte hequr dorë prej Lucias, pavarësisht se nga e dashura e re priste një fëmijë.

Dy shqiptarët e ndaluar dyshohet se janë paguar prej avokatit për të shpërfytyruar avokaten e cila është dëmtuar rëndë, veçanërisht në pjesën e fytyrës dhe njërit sy.a.y/noa.al

Arrestohet shkodrani, shpërfytyroi avokaten italiane me acid. Një tjetër shqiptar në kërkim

Dy shqiptaret e arrestuar, te filmuar nga telekamerat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit