Transmetuar më 01-05-2013, 18:58

Liria e mediave në mbarë botën ka rënë vitin e kaluar në pikën më të ulët në disa dekada. Kjo, sipas raportit më të ri të organizatës Freedom House, e cila monitoron demokracinë.

Drejtorja e projektit, Karin Deutsch Karlekar, ka thënë se gjetjet tregojnë “trende negative në shumicën e rajoneve të botës”.

Koreja e Veriut dhe Turkmenistani mbajnë epitetin e vendeve më të këqija sa i përket lirisë së mediave, për t’u pasuar nga Uzbekistani dhe Bjellorusa.

Gjeorgjia dhe Armendia thuhet se kanë treguar përmirësime të mëdha, ndërsa Azerbajxhani është përkeqësuar, citon raportin, radio Evropa e Lirë.

Organizata amerilane, Freedom House, po ashtu ka konstatuar “kontroll të plotë mbi televizionin, radion dhe mediat e shkruara në Rusi”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit