Transmetuar më 01-05-2013, 18:49

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe nesër territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominues gjatë gjithë paradites.

Ndërsa, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave në vend duke gjeneruar shira të dobët në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Për sa i përket pjesës tjetër të territorit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë 1– 2 gradë rënie të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 1– 2 ballë.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent në Europën Qendrore dhe një pjesë të Mesdheut duke ndikuar mot me vranësira dhe shira. Më problematike situata paraqitet në Francë dhe Gjermani ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu moti i paqëndrueshëm do të dominojë ishujt Britanike dhe Europën veriore, për pasojë edhe në këto rajone do të ketë vranësira dhe shira gjatë gjithë ditës.

Ndërsa, prezenca e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale do të ndikojë mot të kthjellët në Europën jugperëndimore,  Lindore dhe rajonin e balltikut.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit