

Gramsh, 1 maj 2013, NOA.al- Një 43 vjeçar nga qyteti i Gramshit u arrestua nga policia i akuzuar për dhunë mbi të shoqen.
I ndaluari i identifikuar si Pëllumb Braho u arrestua nga policia për shkak të dhunës së ashpër mbi të shoqen duke e plagosur me mjete të forta.
Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se gruaja e dëmtuar Fatbardha Braho u dërgua me urgjencë në spital, me plagë të rënda pas dhunës së pësuar nga i shoqi.
43 vjeçari dhe e shoqja e tij ishin në proces divorci, ndërsa nga martesa e tyre kishin dy fëmijë të vegjël.
Mësohet se autori i dhunës nuk pranonte divorcin me të shoqin pavarësisht se martesa e tyre nuk funksiononte, duke e rrahur aq keq sa Fatbardha përfundoi me dëmtime të shumta në spital.
Ishte pikërisht e dëmtuara, ku me fraktura dhe të çara gjithandej, dëshmoi dhunën e pësuar duke çuar në arrestimin e babait të dy fëmijëve të saj.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





