
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 1 maj 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku një këmbësor është përplasur furishëm nga një motorr.
Nga të dhënat paraprake thuhet se këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën kur motorri i shërbimit pica-taksi, e ka përplasur duke e hedhur tutje.
Menjëherë pas kësaj ngjarje i dëmtuari u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
