

Tiranë, 1 maj 2013, NOA.al- Arben Frroku i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, tashmë ka prova konkrete kundër tij.
Burime zyrtare nga Prokuroria bëjnë me dije se janë gjetur prova shkencore të cilat përfshijnë direkt biznesmenin Arben Frroku në vrasjen e Dritan Lamaj, si fije floku dhe gjurmë gishtash. Siç raporton noa.al këto prova janë gjetur në makinën e vrasësve e cila u gjet e braktisur pas ngjarjes, gjë që provon se biznesmeni ka qenë në makinë dhe ka pasur lidhje me personat që kanë shtënë mbi Lamaj, kjo falë gjurmëve në mjet.
Këto prova implikuese do tu nënshtrohen ekspertizës shkencore për të zbuluar realisht lidhjen e tij. Aktualisht Arben Frroku vijon të jetë i arrestuar në Selanik të Greqisë, ku u kap vetëm pak orë pas vrasjes së Lamaj, ndërsa pritet ekstradimi i tij.
Biznesmeni është i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Lamaj, pasi përveç provave të zbuluara, pak muaj para vrasjes ai kishte pasur një konflikt të bërë publik me komisarin e ndjerë.a.y/noa.al
Vrasja e kryekomisarit, Frroku flet nga burgu në Greqi (VIDEO)
Vodhi makinën e përdorur për vrasjen e Lamaj, pranga 32 vjeçarit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





