

Kur bankieri Geoff Black nuk është i bllokuar në zyrë ai u bën fotografi dy vajzave të tij binjake.
Babai krenar nga Sacramento, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aparatin e tij fotografik, nuk lë moment pa fotografuar nga dy vajzat e tij binjake, të cilat janë identike nga pamja, duke krijuar një ditar me fotografi, duke filluar nga momenti i lindjes.
14 aparate dhe një sërë filmash, kanë bërë që Black ta cilësojë albumin “The Ladies – Life with Identical Girls”.
Siç raporton noa.al ai vendosi të ndjekë këtë rrugë pasi shumë miq të tij i dërgonin fotografi në telefon me imazhet e vajzave të tij binjake.
Vajzat mbajnë emrat Jamisen, ose Baby A ndërsa tjetra Jacksen, ose Baby B.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





