

Ata kanë thënë deri më tani “Po”, katër herë, ku e fundit ishte martesa në kullën Eiffel në Paris, por nuk mund ta linin me kaq duke u rimartuar për herë të pestë.
Por tamam si në stilin e Mariah Carey, ajo ka vendosur të ribashkohet në martesë me të shoqin Nick Cannon 32 vjeç në Disneyland në Anaheim në Californi, ndërsa shoqërohej nga fëmijët e saj.
43 vjeçarja siç raporton noa.al dhe siç duket në fotografitë bashkëngjitur ishte veshur si princeshë për eventin e veçantë, teksa afrohej pranë ikonës Magic Kingdom, tamam si Hirushja.
Ajo mbërriti para kështjellës me karrocë e shoqëruar nga e bija Monroe, ndërsa para saj tamam si te filmi Hirushja, ajo pritej nga i shoqi Nick me djalin Moroccan.
Më tej fotografitë i publikoi në Twitter, ndërsa në vijim priten edhe pamje më të qarta.a.y/noa.al
Mariah Carey martesë në Paris
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





