Transmetuar më 01-05-2013, 15:00

Simon Pritchard një i ri i moshës 35 vjeçare ishte pronar i një linje parukierie në Sutton Coldfield në West Midlands në Angli, ndërsa u gjet i varur në shtëpinë e nënës së tij 67 vjeçare Gillian, nga dy miq të tij.

Gjithçka siç raporton noa.al ndodhi vetëm pesë ditë pas lindjes së dy vajzave të tij binjake. Miqtë e tij më të ngushtë deklaruan se Simon ndihej nën presion prej parave që nuk i dilnin asnjëherë, ndërsa punonte me orar të tejzgjatur në mënyrë që të mos i mungonte gjë familjes së tij.

Ishte i shqetësuar për problemet që kishte me të dashurën e tij, e cila i kërkonte pambarimisht para për vajzat që sapo kishin lindur, por edhe më herët.

Gjatë një bisede që kishte bërë pak kohë më parë me një mikun  tij, i kishte thënë se po kalonte vështirësi të shumta dhe se e kishte menduar disa herë vetëvrasjen, por nëna e tij e kishte qetësuar.

Së fundmi ai ishte në krizë edhe me të dashurën, me të cilën sapo ishte bërë baba i dy vajzave binjake, çka mendohet se lindja e tyre e ka rënduar më tepër psikologjikisht nga frika se nuk u plotësonte dot nevojat.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit