Transmetuar më 01-05-2013, 15:31

Gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother 6

Joana e Vigani ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar e duke bërë shaka me njëri-tjetrin, ndërsa aty kalon Anaidi, i cili i hedh disa kunja Viganit teksa ikën. “Po thoshte Likja që Vigani rri kot në shtëpi. Kapu një çikë me Liken”, i thotë Anaidi ndërsa del në kopsht.

Ndërsa Joana e vazhdon diskutimin që sapo filloi Anaidi, duke i thënë se ia ka thënë disa herë dyshimet që ka pasur tek Iliri e i kërkon Viganit që të mos e tolerojë në asnjë moment. “Futju në çfarëdolloj mënyre, vetëm futju. Atë që unë e kam bërë që ditën e tretë në këtë shtëpi, fillo dhe bëje”, i thotë Joana duke e shtyrë të veprojë kundër Ilirit. Ndërsa Vigani bën sikur ia përkrah mendimin e është në një mendje me të. “Tani që doli Elena, duan të të nxjerrin ty”, i thotë Joana, gjë që shkakton të qeshura tek Vigani. “Përfito nga situata e fillo me raketa se jemi shumë afër finales”, i thotë ajo.

Ndërsa Vigani i tregon se si fillim ka filluar të sqarohet e të ndajë ca gjëra me Elonën. Ndërsa Joana sapo dëgjon emrin e saj e pyet menjëherë se për çfarë kanë folur. “Sqarova ca gjëra për distancën që kemi pasur kohën e fundit”, e sqaron Edberi, duke thënë se Elona e kishte keqkuptuar distancimin e të dyve.

Kurse Joana e shtyn Viganin që të veprojë kundër saj, duke i thënë se Elona e kërkon atë dhe Edberin që t’i ketë afër vetes, pasi ajo është duke i përdorur ata për hir të lojës. Joana i thotë se Elona ndihet shumë keq kur shikon që të dy djemtë distancohen prej saj dhe në një farë mënyrë nuk ia varin.

Ndërsa Vigani i tregon se Elona ka dyshime që Vigani e Edberi janë shumë afër njëri-tjetrit e përkrahin njëri-tjetrin në situata të caktuara. Ai mendon se Elona është duke u keqkuptuar ngaqë Vigani e ka këshilluar Edberin për konsideratën që duhet të ketë për të, në momentin që Elona debatoi me të para disa ditësh.

Në ambientet e magazinës ndodhet Iliri, Rikja e Eldora, të cilët teksa janë duke u marrë me nga një punë, fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin rreth ngjarjeve të fundit në shtëpi.

Iliri e Eldora janë duke u marrë me hekurosjen e rrobave, ndërsa Iliri i tregon atyre për një bisedë që ka bërë me Viganin, ku i ka kërkuar të dijë rreth qëllimeve që ka me Riken, pasi sipas Ilirit, Vigani edhe me Elenën filloi të afrohej në këtë mënyrë. Ai thotë se Vigani ia ka hedhur poshtë këtë gjë e ndërkohë fillon t’i tregojë Rikes për banorët të cilët janë eliminuar para se ajo të hynte në shtëpi.

Pas pak aty shkon Elona, e cila fillon ta ngacmojë Riken e të luajë me të duke qeshur, ndërsa Rikja bën sikur i ka mbetur qejfi me të. Më pas të dyja vajzat fillojnë të diskutojnë seriozisht, ndërsa Eldora dhe Iliri vazhdojnë bisedën së bashku.

Elona i tregon asaj rreth bisedës që ka bërë me Viganin dhe dyshimet që i ka ngjallur Rikja gjatë ditëve të fundit. Ajo i tregon se mes tyre është krijuar një distancë që nuk ka qenë më parë dhe se ende nuk e ka kuptuar arsyen, por sipas Elonës, mbase do të ishte më mirë të krijohej një distancë mes tyre, për t’iu shmangur xhelozisë së disa prej banorëve, të cilët mund ta përdorin si arsye kundër tyre.

Ndërsa Rikja fillon të justifikohet për sa i përket përplasjeve midis të dyjave gjatë ditëve të fundit e thotë se ajo nuk mund të mbaje përgjegjësi për veprimet e banorëve të tjerë, duke përmendur edhe Edberin e sjelljen e tij kundër Elonës. “Mua thjesht më vjen keq”, i thotë Rikja, ndërsa të dyja shikohen në sy e qeshin, duke luajtur me njëra-tjetrën.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother 6

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit