Transmetuar më 01-05-2013, 14:50

Gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother 6

Vigani me Elonën e vazhdojnë diskutimin e tyre në oborr dhe në lidhje me banorët e tjerë. Elona hedh dyshime që ai dhe Edberi janë duke bërë të dy të njëjtën lojë dhe argumenti i saj është që distancimin që ato krijuan ndaj Elonës e patën të menjëhershëm megjithëse ajo gjithmonë e ka dyshuar lojën e tyre të njëjtë. Vigani ndërkohë përpiqet që ta ngatërrojë Elonën me mendimet që ajo ka sepse nuk i leverdis një gjë e tillë.

Ndërkohë në lidhje me Riken, Vigani e paralajmëron që të ketë kujdes sepse ajo është duke bërë një lojë të pandershme kundrejt saj. Elona ndërkohë e mbron Riken, duke thënë që nuk duhet të paragjykojmë sepse është ende herët për të dalë në konkluzion dhe sipas saj ajo ka për të dalë më e vërtetë nga ç’duket.

Elona është shumë kurioze të dijë mendimin e Viganit për Riken dhe menjëherë e pyet atë se çfarë opinioni ka ai për të. Vigani shprehet se është një vajzë shumë inteligjente, provokuese, e drejtpërdrejt. “Në përgjithësi është vajze pozitive” – shton Vigani. Por edhe Vigani nuk resht së pyeturi Elonën. Ai do të dijë se cili është mendimi i saj për Ilirin. Sipas saj Iliri është personi që e ka nisur lojën me bukur nga të gjithë dhe që është shumë pozitiv. Ajo shton se edhe jashtë shtëpisë do i mbajë marrëdhëniet me të. Por Vigani, pyetjes së Elonës se kë do donte të shihte në finale nuk iu përgjigj duke e kaluar më një përgjigje fine. Me sa duket të dy banorët donin të blinin nga njëri tjetri informacione sot.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit