
Të dhënat po ngarkohen...

Prizren, 1 maj 2013, NOA.al- Në oborrin e një shkolle fillore “Sadri Duhla”, në një fshat të Prizrenit është gjetur një mjet shpërthyes. Policia ka njoftuar se është gjetur një bombë dore e pa shpërthyer.
Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti përkatës ka asgjësuar mjetin pa incidente. Nuk është raportuar për shpërthim apo incidente, gjithashtu nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.
Gjetja e bombës është raportuar në polici nga një person i cili e kishte pikasur rastësisht. Hetimet ende po vazhdojnë. Ndërkaq pak ditë më parë ishte djegur një shkollë afër Prizrenit.t.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
