

Tiranë, Noa.al- Bashkia e Tiranës bëri sot publik portalin e saj të punësimit . Kryetari Lulëzim Basha i pranishëm në inaugurim tha se, “ky është një tjetër premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës.”
Kryebashkiaku iu përgjigj edhe akuza për kopjim të ideve dhe projekteve. “Askush nuk ka të drejtë të akuzojë për kopjim programesh. Kërkoj nga ata që më akuzojnë për kopjim që të reflektojnë. Rama nuk kishte asnjë plan apo vizion për punësimin apo zhvillimin ekonomik. Rama doli në fushatën e 20013 me kopjen e programit të 2011”, tha ai duke u shprehur se, “shpreson që Rama të vetëkorrigjohej”, raporton noa.al.
Sipas Bashës, portali i punësimit krijonte lidhje mes kërkesën për punësim me ofertën dhe punëdhënësit e interesuar. Në këtë faqe interneti të rinjtë do të gjejnë mundësi pune dhe sipas ideaotërëve 9 kompani deri më sot kanë hedhur të dhënat e tyre për punëkërkuesit që duan të punësojnë, bëhet fjalë për 805 vende pune apo 15 profesione.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





