Transmetuar më 01-05-2013, 12:28

Tiranë, Noa.al- Partia Socialiste prezantoi sot 2 pjesëtarë të rinj të skuadrës së Rilindjes pëe në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Sikundër e ka bërë tashmë traditë, kryetari Edi Rama prezantoi vetë të tjerë kandidatë për deputetë të PS-së. Mimoza Hafizi dhe Musa Ulqini do të jenë kandidatë për deputetë respektivisht në Shkodër dhe Elbasan.

“Janë pjesa e skuadrës së Rilindjes, por që vijnë nga një udhëtim i kahershëm politik dhe nga një fazë e jetës politike me lëkundje, për shkak të zgjedhjeve të bëra në 2009”, tha kryetari Rama duke iu referuar faktit që edhe Ulqini edhe Hafizi para zgjedhjeve të shkuara kanë qënë drejtues aktivë në PS.

Sipas Ramës, përfshirja në skuadrën e Rilindjes e Musa Ulqinit është reflektimi për një socialist 24 karat me të cilin politika na bëri miq të vërtetë, politika na ndau për ca kohë kur Ulqini nuk u përfshi në listën e 2009. “Listat e deputetëve nuk ndërtohen si stendat e një muzeu, Ulqini vjen sot si një vlerë e shtuar në atë pjesë, që është komunikimi intensiv në baze më njerëzit derë më derë”, vijoi Rama

Po ashtu, referenca shumë pozitive kryetari socialist prezantoi edhe pedagogen e shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi. “As ajo nuk u përfshi në listën e 2009, por jo me mllef m’u drejtua publikisht pa e lenë asnjë çast vendin bosh në kryesi apo asamble dhe pa e shfrytëzuar asnjëherë statusin e saj politik”.

“Në këtë familje politike ne jemi të gjithë bashkë të gatshëm të bëjmë betejën tonë të përbashkët dhe të përballojmë me dinjitetin më të madh. I gjithë grupi parlamentar aktual apo të gjithë jashtë këtij grupi, të gjithë protagonistët sot më shumë se asnjëherë ndiejnë përgjegjësinë për të nënvizuar se ne jemi këtu për njerëzit që u drejtohemi, per të gjetur rrugët për të nxjerrë vendin nga kriza”, përfundoi fjalën e tij Edi Rama, në komunikimin me mediat.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit