Transmetuar më 01-05-2013, 11:19

Ligjvënësi amerikan demokrat Eliot Engel, deklaron se reputacioni i Shqipërisë do të varet nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 23 qershorit.

“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë të ketë zgjedhje të lira, të pastra dhe demokratike, të mos ketë mashtrime apo manipulime dhe procesi zgjedhor të jetë i pastër”, tha deklaruar kongresmeni në një në një intervistë për agjencinë INA.

Engel thotë se, ka qenë në Shqipëri në të kaluarën, kur atje janë mbajtur zgjedhjet dhe “isha shumë i kënaqur me ata shumë njerëz që merr pjesë në demokraci.” “Gjithkush është duke monitoruar dhe ndjekur nga afër zgjedhjet në këtë shtet. Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe unë mendoj se zgjedhjet e lira  dhe të pastra do ta ndihmonin anëtarësimin e shtetit edhe në Bashkimin Evropian, e kundërta nuk do të ishte lajm i mirë, sepse e gjithë bota është duke vëzhguar,”  është shprehur Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, citon noa.al.

Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të punojë që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare dhe demokratike.  ”Nuk më intereson  shumë se kush është në Komisionin, por se komisioni është duke bërë punën në pajtim me ligjet në fuqi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, deklaroi ligjvënësi amerikan.  o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit