Transmetuar më 01-05-2013, 11:02

Tiranë, Noa.al – Komisioni Qendror i Zgjedhje i kërkoi sot ekspertëve kontabël të liçensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike.

Financat e shpenzuara nga partitë do të auditohen nga ekspertë që do të përzgjidhen me short, ku kriter parësor do të jetë përveç përgatitjes, asnjë marrëdhënie krushqie deri në brezin e katërt me drejtues partish.

Zëdhënësja e KQZ-së tha sot në një prononcim për shtyp se, “kjo ftesë u bëhet në zbatim nenit 23/2 të ligjit nr. 8580, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit