

Korçë, Noa.al – Kryeministri Sali Berisha tha sot në Prespë se reformat e qeverisë së tij mbrojtën ekonominë shqiptare.
Në inaugurimin e rrugës të Liqenit të Prespës dhe doganën e Goricës së Madhe kryeministri tha se, qeveria që ai drejton flet me vepra. “Me reformat tona ia dolën që KE të propozonte statusin”, tha kryeministri duke shtuar se, “e vetmja është Shqipëria që pati 0.5 përqind të uljes së papunësisë”, citon noa.al.
“Hoqëm çdo takse për çdo gjë që importohet për të rritur prodhimin, morën disa vendime që janë vendime historike për fermerët. Kjo qeveri i pa çështje serioze fermat tuaja, kemi investuar miliarda dollarë infrastrukture, zotimi im është se do të asfaltojmë çdo kilometër rrugë të mbetur, që fermerët dhe qytetarët e të gjithë vendit të udhëtojnë në rrugë moderne. Do të shkurtojmë distancat e udhëtimit”, premtoi mes të tjerash kryeministri.
“Po kush është alternativa tjetër. Tregoi se ishte bojkot, bllokim bojkot, bllokim. Momentin kur merrej vendim në për vizat për Shqipërinë u ngritën çadrat para kryeministrisë në mënyrë që ai vendim të mos merrej. Kërkoi hap kutitë, të gjitha këto mashtrime. Mbahet peng statusi i vendit kandidat me të cilin ju të dashur qytetarë do përfitoni qindra-mijëra turistë më shumë”, vijoi Berisha.
Kryeministri e cilësoi rrugën që lidh Liqenin e Prespës dhe doganën e Goricës së Madhe, si tejet të rëndësishme jo vetëm për Korçën, por për Shqipërinë dhe turistët që vizitojnë Prespën si një nga perlat me të bukura të natyrës. Berisha tha se”, kjo rrugë ka rëndësi edhe për faktin se lidh Shqipërinë më Maqedoninë. Politika ime është bashkëpunimi me të gjitha fushat me vendin fqinj në interes të vendeve, kombeve dhe rajonit në tërësi.” ”o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





