Transmetuar më 01-05-2013, 08:36

Librazhd, NOA.al – Rruga kombëtarë Elbasan – Librazhd është bllokuar sot në mëngjes për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Burime të noa.al njoftojnë se bllokimi ka ndodhur në kthesën e Pishkashit. Si pasojë lëvizja është bllokuar tërësisht duke krijuar radhë të gjata makinash në të dy anët e rrugës.

Bllokimi ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Pishkashit, disa kilometra larg qytezës së Përrenjasit.

Pjesa e bllokuar nga dherat arrin në 25 metra, ndërsa 2 fadroma të ndërmarrjes së rrugëve janë duke punuar për zhbllokimin.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit