Transmetuar më 01-05-2013, 08:26

Tiranë, 1 Maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e mërkurë, 1 Maj 2013.

Gazeta “Panorama” ka këto tituj kryesorë: Incidenti i Vjenës Rama e Ceka thirren dëshmitarë në Kuvend.”

Tituj të tjerë të kësaj gazete: “Topi: Berisha aleancë me komunistët, e majta i dha oksigjen pushtetit.”

“Kozma Dushi: Pse u largova nga LSI dhe i jam mirënjohës PD.”

“Ulqini rikthehet në listë, deputetëve të PS u kërkohet të  firmosin formularin e KQZ-së.”

Gazeta “Koha Jonë” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “Kreu i Prezencës në Shqipëri, thirrje drejtpërdrejt opozitës që të zëvendësojë anëtarët e tërhequr nga KQZ. OSBE, kërkesë opozitës: Plotësoni vendet në KQZ.”

Tituj të tjerë janë: “Hetimi i Ramës, raporti brenda 20 majit.”

“Rama: Më shkulni veshin kur të bëj gabime.”

“Basha: Nuk përfshihemi në konfliktet politike.”

“Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Ramës.”

“Musaraj: Shqipëria në NATO, jo më për mbrojtje, por për siguri.”

Gazeta “Mapo” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “Grupi i deputetëve. Lista e PS, Rama paralajmëron ndryshime të mëdha.”

Tituj te tjerë të kësaj gazete janë; “Fullani: Ekonomia nuk do të përmirësohet edhe këtë vit.”

“Vrasja në sanxhak, autori: Besarti të ngujohej, e dinte që ishte në gjak.”

“Kuvendi i FRD, Topi: PD dëboi dhjetoristët për ish-komunistët.”

“Ambasadori i OSBE: dialog për KQZ, të plotësohen vendet bosh.”

Gazeta”Shqiptarja.com” ka këto tituj kryesorë: “Flet diplomati i karrierës Genti Bendo. Ja ambasadoret shqiptare qe kane thyer ligjin. Emërime nepotike jo vetëm për politikanët, por edhe VIP-a të tjerë si vajza e Ismail Kadaresë. Familjarë të disa botuesve dhe gazetarëve, emërime të pamerituara.”

Tituj të tjerë të kësaj gazete: “Shkulini veshin Ramës deri në zgjedhje. “Ndjesë grupit, mund të kem gabuar, do të jemi bashkë në qeverisje”.”

“PD, ja deputetet qe mbeten jashte liste.”

“Tre shqiptarët tanë në La Scala të Milanos.”

“Bamir Topi: PD mban në pushtet komunistët.”

“Real Madrid, 5 minutat e shpresës dhe dramës.”

Gazeta “Ballkan” ka këto tituj kryesorë në faqen e saj të parë: “Kryesocialisti u kërkon ndjesë publike bashkëpunëtorëve. Rama: "Në qeveri, nëse s’do të jeni në Kuvend"

“Volfarth: "Partitë të plotësojnë KQZ-në"

“Topi- Berishës: Dëbove ‘dhjetoristët’ për ish-komunistët.”

“Ish-pronarët: Nis njoftimi me postë, të parët ata me VKM të ’94-ës.”

“Fullani : Borxhi publik në rrezik, të frenohet rritja.”

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit