

Prishtinë 30 Prill 2013 NOA.al/ – Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në orët e pasdites në rajon të Pejës. Në rrugën Klinë –Pejë, në brendi të Pejës, si pasojë e këtij aksidenti me makinë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes D.D nga Radulloci i Komunës së Klinës.
Ndërkaq personi i dytë A.M. që ishte në veturë ka qenë u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku më pas ndërroi jetë. Siç raporton gazetarja e noa.al, ai nuk kishte mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKU. Kurse personi që kishte qenë duke ngarë veturën vdiq menjëherë.
Mësohet aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka hyrë në parakalim, por në pamundësi për të parakaluar një veturë ka përfunduar në një turrë drunjsh.t.k/a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





