



Dëshironte të ishte i bardhë, ashtu si gjithë shokët e tij të klasës, dhe kur e shihte veten të pikturuar bashkë me shokët, e vizatonte me të njëjtën ngjyrë si shokët e tjerë që e rrethonin.
E pazakontë por e vërtetë, të paktën kështu shkruhet në Librin “Balotelli e la cresta alta”, libri biografik i publikuar së fundmi nga editori Roberto Maggi.
“Gjithnjë i shënjestruar, Mario i vogël figuronte gjithnjë në vizatime me lëkurë të kuqe, për shkak të frikës se nuk pranohej nga shokët. I fiksuar pas kësaj gjëje ai i thoshte mësueses, “Mësuese, po zemra ime a është e bardhë si e shokëve të mi, apo është e zezë si në fytyrë”.
Dhe ishte pikërisht ky moment kur mësuesja e tij Tiziana Gatti e bindi të pranonte ndryshimin e tij në raport me të tjerët, pavarësisht se iu deshën vite për ta bërë.a.y/noa.al
E vërteta se pse Balotelli nuk e njohu të bijën
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





